Qytetarët abuzojnë me oraret kur lejohet lëvizja i shfrytëzojnë për xhiro, pa maska e doreza

Ndërgjegjësimi i qytetarëve duket se është zero.

Dy orët e vendosura nga qeveria për të lëvizur të cilat përkojnë me oraret kur njerëzit shkojnë dhe kthehen nga puna, shumë qytetarë i kanë shfrytëzuar si orë pushimi apo xhiroje. Në këto dy orare, sheshet, bulevardet janë plot, me qytetarë që lëvizin pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha grupe-grupe, duke u shndërruar në një rrezik shumë serioz për përhapjen e koronavirusit.

Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, 06:00 -10:00 kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë qe lvizin ne trotuar apo dyqane, të kenë maskë dhe doreza.

Pavarësisht masave ndëshkimore të vendosura gjoba për këmbësorët që shkojnë në 10 mijë lekë, as kjo nuk i ka trembur këto qytetarë të “papërgjegjshëm” që të qëndrojnë në shtëpi për të mirën e tyre, familjes, e për rrjedhojë dhe të gjithë shoqërisë.

Loading...