Qytetarët e Tiranës kanë mbajtur homazhe në sheshin Skënderbej ku shumë prej tyre kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule me emrat e perosnave që humbën jetën në ngjarjen tragjike të ndodhur në Bullgari ku autobuzi u përfshi në flakë.
Ky organizim kryesisht është thirrur përmes rrjeteve sociale nga aktivistë dhe figura publike.
Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor në një autostradë në jugperëndim të Sofjes. Fillimisht mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore.
Më pas autobusi është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 46 qytetarë. shumica prej të cilëve raportohen të jenë shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qenë gabimi i shoferit, por do të pritet përfundimi i hetimeve për të përcaktuar shkakun.
Për këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shpallur ditë zie kombëtare, ndërkohë që Shqipëria nuk e ka bërë një gjë të tillë.