Qytetarët në protestë para kryeministrisë kundër ndërtimit të Hec-eve

Qytetarë të shumtë dhe shoqëria civile kanë protestuar sot kundër qeverisë për të kërkuar ndaljen e ndërtimit të hidocentraleve në lumenjtë e vendit.

Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta, ku bëhej thirrje kundër hec-eve.

Për disa qytetarë ndërtimi i këtyre veprave konsiderohet si gjenocid.

Protestuesit deklaruan se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm.

Kujtojmë se të hënën do të organizohet protesta e 10-të kombëtare e opizitës, kundër qeverisjes të Ramës.

Loading...