Qytetarët përshëndesin mbylljen e lojrave të fatit

Nisma e qeverisë për mbylljeve e basteve, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2019, është mirëpritur nga qytetarët shqiptarë.

Me qindra kanë qenë komentet përgëzuese të qytetarëve, në një video të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, ku në mënyrë satirike ilustrohet dëmi që shkaktonte ky ves te rinia shqiptare dhe ekonomia familjare në tërësi.

“Shkodra u çlirua… Qyteti im tashmë është i çliruar nga trotuaret e zaptuara… jo se bëri punë bashkia apo ndonjë institucion tjetër përgjegjës që merret me hapësirat publike… u çlirua sepse u mbyllën llotot, të cilat kishin mbirë dhe ishin rritur për vite të tëra poshtë çdo pallati, por kishin nxjerrë edhe tavolinat jashtë, bashkë edhe me podiumin ku vendosnin karriget, e normalisht edhe kjo pronë e tyrja… tashmë nga shtëpia ime deri tek sheshi kryesor bashkë me familjen time nuk eci më në rrugë, por eci në trotuar… Normal se disa janë mërzitur, por mijëra të tjerë janë gëzuar, se edhe ato që kanë qenë të punësuar aty as rrogën nuk e kanë çuar në shtëpi”, shkruan një komentues nga Shkodra.

Një tjetër qytetar nënvizon mirënjohjen e familjeve të prekura nga kjo sëmundje.

“Keni bërë ndalesën e një vepre që e ndalon Zoti dhe në të njëjtën kohë që e shpërblen Zoti për vendimin. Familjet e prekura nga kjo sëmundje dhe ata që do mund të ishin prekur, do ju jenë mirënjohës sa të ekzistojë dhe të përmendet emri juaj”, shprehet Hasim Murtezani.

“Zoti Kryeministër, ju falënderoj përzemërsisht për këtë veprim kaq hyjnor, se kështu ja vlen ta quaj; me të vërtetë rilindëm edhe njëherë. Se na iku e tërë djersa nëpër kumare, shumë faleminderit”, shprehet Arben Veliu.

Një tjetër komentues shpreh mirënjohjen për këtë vendim, ndërsa e konsideron bixhozin një ves të keq dhe një ndër gjërat më të mëdha të shkatërrimit të rinisë dhe familjeve shqiptare.

“Një falënderim i madh për këtë vendim. Ky ves i keq është një ndër gjërat më të mëdha të shkatërrimit të rinisë dhe familjeve shqiptare”, shprehet Justilian Gjyrgji.

Një tjetër qytetar e konsideron vendimin për mbylljen e pikave të basteve, si vendimin më të bukur të kësaj qeverie.

Ndoshta gjëja më e bukur e qeverisjes tuaj, një BRAVO e madhe. Ndoshta duhen mbyllur edhe pikat e lotos kombëtare që të kapin dhunshëm për mëngësh para pikave të tyre, ose të paktën t’iu ndalohet të dalin jashtë derës së lotarisë”, shprehet Pandi Bice.

Këto janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve që vlerësojnë këtë vendim të qeverisë, i cili ka gjetur jehonë edhe në mediet ndërkombëtare./atsh

Loading...