Qytetarët rrisin kursimet në banka – Kryesojnë Tirana dhe Vlora

Qytetarët shqiptarë arrijnë të kursejnë, krahas shpenzimeve, duke marrë të ardhura nga aktiviteti i biznesit që kanë nisur të zgjerojnë, angazhimit me punë apo edhe të ndihmës nga të afërmit emigrantë.

Kursimet e individëve në banka u rritën me rreth 4%, në 3-mujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të parë 2019, individët kishin të depozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 7.6 miliardë euro, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka.

Të dhënat tregojnë se, kryeqyteti kryeson me nivelin më të lartë të depozitave kjo pasi Tirana është qyteti me të ardhurat më të larta ku ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve ka dhe nivelin më të lartë të depozitave për banor, me 3,086 euro depozita për banor.

Në vendin dytë renditet Vlora ku treguesi i depozitave për frymë në këtë qytet shënon vlerën 2,860 euro. Më pas vjen Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Fieri etj./atsh

Loading...