‘Qytetarët s`kanë para të blejnë maska’, Basha kundër Ramës: Ti marrin me listë?!

Kryetari i PD Lulzim Basha eshte deklaruar kunder urdherit te nxjerre nga kryeministri Edi Rama per vendosjen e maskave ne publik.

“Po se vure maskën do të verë gjobë Ed Rama” kjo është deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me nismën e qeverisë për mbajtjen e maskave.

Vendimi për vendosjen e maskave me detyrim nuk mbështetet nga Lulzim Basha, i cili e sheh si masë ekstreme mbi kurrizin e qytetareve , të cilët nuk kanë mundësi ekonomike.

“Kollaj t’i thuash njerëzve mbani maskë, se maska duhet të blihet se maska kushton para. Po ata që nuk kanë për të blerë bukën e gojës, ata që shkojnë dhe marrin dy tableta në farmaci dhe ato i thonë mi regjistro në listë me çfarë do ta blejmë maskën?” tha Basha.

Prej dy javësh ka bërë publik planin e tij për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga Pandemia e covid 19. Kryedemokrati paralajmëroi se moszbatimi i këtij plani ngarkon me përgjegjësi penale Kryeministrin dhe ministrat e tij.

“Pas 25 Prillit Edi Ramën nuk e pret asgjë tjetër gjykimit qytetar dhe vendosmërisë time që drejtësia të bëjë punën e ndaj dhe ta ndëshkojë për çdo krim dhe afër korruptive.”

Lulzim Basha mohoi një koalicionin pas zgjedhor me Partinë Socialiste, ndërsa zgjodhi të distancohet edhe nga lufta e ashpër publike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Shqetësimi im kryesor është fati i shqiptarit të thjeshtë. Të tjerat, jo vetëm që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, por përdoren si një alibi për të tërhequr vëmendjen nga hallet e vërteta të shqiptarëve.”

Kryedemokrati i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër padrejtësive duke mos përjashtuar protestat si formë reagimi, por Edi Ramën tha se do e largojë me votë.

Loading...