Qytetari e denoncon në rrjete sociale se qarkullonte në sens të kundërt, policia e ndëshkon me mase administrative

Tiranë- Nisur nga një denoncim që një qytetar ka bërë në rrjete sociale për një automjet që qarkullon në sens të kundër me atë të lejuar në rrugën “Faik Konica” Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës menjëherë ka ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit duke e dërguar për OASH, për pezullim të Lejes së Drejtimit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarin për denoncimin dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të abuzimit me detyrën, apo për shkelje të tjera të ligjit nga cilido, duke u garantuar reagim në kohë dhe me paanshmëri.

Loading...