Qytetari falenderon policinë pasi i hoqën patentën: Mos ecni me shpejtësi, në Vlorë u shua një familje

Një qytetar në Kosovë ka falënderuar policinë pasi i ka hequr patentën për 3 muaj dhe e ka gjobitur me 300 euro për shkak të shpejtësisë. Ai thotë se kjo e ka ndërgjegjësuar duke i bërë thirrje shoferëve të mos ecin me shpejtësi, ndërsa merr shembull tragjedinë e ndodhur në Vlorë, ku u shua një familje.

“Falenderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobitët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë.
Kjo është një vetëndërgjegjësim për mua dhe për shoferët. Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshme dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç e kemi rastin në Shqipëri, në Vlorë, ku u shua një familje.

Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit policia dhe mos toleroni askënd. Ky është nje mesazh falenderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen”, thotë ai.

Loading...