Kristaq ziu, qytetari fierak i ve flakën flamurit serb si një përgjigje ndaj djegies së flamurit shqiptar pak ditë më parë nga një i ri serb.
Ziu, Kreu i shoqatës atdhetare per identitet e bashkim kombetar (SHAIBK), bën thirrje popullit shqiptar të reagojnë ndaj përdhosjes së simbolit kombëtar, pra flamurit kuq e zi.
Në një video nga Fieri, Ziu shihet teksa jep një mesazh të fortë nacionalizmi dhe më pas i vë flakën flamurit serb.
“Flamuri i plehrave! Filmoje këtë pjesë. Të reagojnë të gjithë shqiptarët pas ftesës që kryeministri Vuçic i bën kryeministrit shqiptar në Serbi, ulet dhe digjet flamuri shqiptar dhe të gjithë shqiptarët nuk reagojnë për këtë përdhosje. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është turp kombëtar. I gjithë populli shqiptar duhet të reagojë ndaj djegies së flamurit shqiptar. Serbët nuk kanë kërkuar falje që na kanë vrarë dhe prerë vëllezrit tanë dardanë, por na djegin dhe simbolin. E ftojnë mikun në shtëpi dhe e vrasin. Historikisht, të gjithë endacakët nga stepat e Rusisë vijnë në tokën e shqiptarëve dhe na përdhosin. Sot e 30 vite në Shqipëri ka vetëm tradhëti nga politika e Tiranës. Reagoni shqiptarë“, tha ai.