Qytetari kallëzon komshiun: Më pështyn makinën, dyshon se jam me Covid-19

Një qytetar në Tiranë ka kallëzuar komshiun e tij pasi ky i fundit i pështyn makinën pasi mendon se është me COVID-19.

Skënder Hasmeta dhe Dilaver Mucopata prej 20 vitesh janë në sherr familjar dhe familja Hasmeta disa herë ka kallëzuar Mucopatën por që gjithmonë Gjykata ka pushuar çështjet.

Sipas dokumentit të firmosur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, kësaj radhe shqetësimi i Hasmetës është se Mucopata para se të hyjë në banesë i pështyn makinën pasi dyshon se është me COVID-19.

Ndërkohë po Skënder Hasmeta nuk pretendon që Mucopata ta ketë kaonsur me jetë apo të ketë kryer ndonjë vepër penale.

Loading...