Ish- kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet anonime në Facebook-un e tij. Qytetarët herë pas here kërkojnë ndihmë nga Berisha, duke e quajtur atë si zëri i popullit.
“Akuzon Ramën se investoi në zonën e pronave të tij! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha, dhe më pas shkruhet mesazhi i qytetarit nga Vlora, i shqetësuar për biznesin e tij.
“Doktor respekte per ju une qe po ju shkruaj jam nje sipermarres ne qytetin e vlores zona uji i ftohte ne lungo mare subjekt me aktivitet bar restorant. Po ju shkruaj se horrat e bashkis vlore ne vend qe te na lene te marrim fryme dhe te punesojme staf po na zhvasin me nje VKB ku ne duhet te paguajme 5mije lek per meter katror per pjesen e pistes qe kemi perpara biznesit kjo eshte nje vjedhe e hapur perveç kesaj pjesa e trotuarit te pallatit e cila eshte ne pronesi te banoreve te pallatit dhe e jona si subjekte biznesi po futet perseri si territor i horrave te bashkis kjo eshte skandaloze horrat e rilindjes pasi kane hasur ne kundershtimin tone na kercenojne me policine bashkiake duke thene se duhet te lirojme sheshin ne te kundert do arrijne dhe ne sekuestrim te objekteve tona tavolina apo cadra nqs nuk lirojme sheshin perpos kesaj bejne edhe pazar duke thene shko tako drejtoreshen ne bashki (per te bere qoken qe do ajo)nje femer ordinere e felliqur qe e njeh e tere vlora se kush eshte e ca fytyre ka ne vend qe te marrim pak veten pas sezonit te vjetshem qe ishte bloze ku kemi cuar lek nga xhepi jone per te mbajtur punen hapur e jo me per te fituar keta po perdorin nje politike sorosiane per te na debuar e per ta marr vet keta ndyrsirat ndaj nese nuk merren masa ne u themi me plot gojen se do ngrihemi ne protesta e do kyçim bizneset tona deri ne zgjidhjen e kesaj meseleje te lutem publikoje doktor pasi ti je zeri jone respekte nga vlora i nderuar dhe anonim te lutem se na falimentuan po e moren vesh kush jemi”, shkruan qytetari.
Qytetari kërkon ndihmën e Berishës: Bashkia e Vlorës po na zhvat, Rama po investon në pronat tona
Loading...