Në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjirokastër, një simpatizant i partisë Demokratike u shpreh pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD.
Ai tha se Lulzim Basha i ka tradhëtuar demokratët me marrëveshjen e 17 majit, ndërsa shtoi se demokratët që kanë gabuar në PD, duhet të bëjnë një hap mbrapa.
“Të mblidhet Kuvendi, Jam i pari që do të hedh firmën, siç bërtisja në Tiranë “Rama ik”, tani do të bërtas “Basha ik”. Është koha që ata që kanë gabuar në PD të bëjnë një hap mbrapa, të bëjmë një parti europiane. Edi Rama nuk rrëzohet më fjalë të thjeshta, por me forcë. Basha na tradhëtoi me marrëveshjen e 17 majit”, u shpreh simpatizanti i PD-së.
Loading...