Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë rrethuar ditën e sotme, Teatrin Kombëtar, pasi pritet që të fillojnë punimet nga firma fituese.
Rrethimi i godinës është bërë pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar një protestë, që sipas tyre nuk do lejojë fillimin e ndërtimeve.
Në ambientet e rrethuara nga policia ka mbërritur dhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion veliaj. Mirëpo ai është pritur me thirrje të ndryshme.
Një qytetare e lodhur nga propaganda e tij i është drejtuar me fjalët:
“O hajdut! O hajdut! Vjedh pronën e njerëzve. Do të të vijë dita!”
Ndërkohë, kryebashkiaku mbrohet nga disa trupëroja. Ai futet brenda ambienteve të rrethura nga policia dhe nuk komenton asnjë nga thirrjet e dëgjuara.