“Qyteti im” – Poezi nga Zamira Agalliu

Qyteti im

Nuk të kam tradhtuar qyteti im
Tek ti njoha një tjetër Dashuri
Kufijtë e tu i shkela pa dyshim
Por kokën e mbështeta veç tek ti!

Lejomë të sodit mbi fat dhe mbi det
Se toka me djeg me përvëlon
TE DUA, klitha me zemër qytet
Më le, apo ika nga ty pergjithmonë!

Qytet, gjuhën tënde më mësove.
Brenda meje mbolle shumë mirësi
U përqafuam, edhe pse ti më lëndove
Zemra jote rrahu fort në timin gji…
……………………………………………….
a@z

Loading...