Ra në humnerë në Bulqizë, ky është 17 vjeçari që humbi jetën në aksident

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Florian Pupuleku, 17-vjeçari i cili humbi jetën në aksident pasditen e sotme në Bulqizë

Ai ishte nxënës në shkollën e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës”. Në faqen e saj zyrtare, kjo e fundit shpreh ngushëllimet për vdekjen e senatorit të klases XII-U1.

Postimi

Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxenesi i shkolles tone, senatori i klases se XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeten ne nje aksident tragjik.

Stafi dhe nxenesit e shkolles i shprehin ngushellimet familjes dhe shokeve.

Qofte i xhehnetit dhe zoti i dhente force familjes.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bulqizë, aty ku një 17-vjeçar nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve. Viktime ka mbetur Florian Pupuleku, pasagjer ne mjet, ndersa i plagosuri eshte identifikuar si Ervis Terziu.

Loading...