Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasi teksa po punonte tokën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Biçukas të Divjakës.
Ende nuk dihen detaje nga vdekja e të riut me iniciale A.N.
“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Loading...