Radhët në kufi, Greqia shtyn karantinën deri në 31 gusht

Pas radhëve të gjata dhe situatës së rënduar që u krijua në Kapshticë dhe në Kakavijë gjate diteve te fundit, qeveria greke ka shtyrë afatet e kufizimeve deri në 31 Gusht.

Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se të përjashtuar nga kufizimi i karantinës janë personat që kanë pasaportë greke, kartën e identitetit të posaçëm të homogjenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kanë marrë leje për nevoja të domosdoshme.

Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë dhe Kapshticës, prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë.

Loading...