Një rajon policie në Greqi është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19.
Për këtë arsye i janë nënshtruar një karantine 14-ditore gjashtë policë dhe gjithë të ndaluarit që ndodheshin në rajon.
Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në rajonin e policisë Omonia në Athinë, ku një shtetas 35 vjeç, i ndaluar në pritje të deportimit për Shqipëri u tha policëve se nuk ndihej mirë dhe pasi u testua u gjet pozitiv me Covid.
Shtetasi shqiptar, emri të cilit nuk publikohet për momentin, po mbahet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa 6 policët që patën kontakte me të u vunë në karantinë. Rajoni i policisë do të dezinfektohet, kurse autoritetet thanë se në të do të punojë vetëm personeli i domosdoshëm.