1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin të reduktonin orarin e punës në 8 orë, me ligjin që u miratua në 1866 në Illnois (SHBA).
Ditët e sotme e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit, por mjekët, infermierët, policët, punonjësit e dezinfektimit dhe shpërndareësit janë akoma në punë duke rre zikuar shëndetin e tyre për të ndihmuar të tjerët.
Ndaj dita e sotme më shumë se kurrë është e këtyre punëtorëve, këtyre “Heronjve të Heshtur”, që sot më shumë se kurrë po ua dimë vlerat.
Kryeministri Rama ka publikuar një video falenderuese për punëtorët, për t’i shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre në këto ditë të vështira për të gjithë botën.
“Mirëmëngjes, në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lu fton, reziston, fiton”, shkruan Rama.