Kryeministri Edi Rama, vijon fushatën online, ku liston punën që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë në vend. Përmes një “Instastory”, kreu i qeverisë ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Në formën e një kuici, Rama ka ndërtuar pyetjen lidhur me numrin e turistëve që vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike.
Rama: 1 milionë turistë vizitojnë trashëgiminë
Më pas ai ka faktuar, se 1 milionë turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në vitin 2013.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.
Loading...