Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përmes portalit online “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar 816 infermierë dhe profesionistë të Shkebcave Mjekësore Teknike gjatë këtij viti.
816 infermierë kanë shërbyer në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar me meritë vetëm gjatë këtij viti, përmes portalit online “Infermierë për Shqipërinë”, në qendra shëndetësore dhe spitale, nga veriu në jug, për të shërbyer sa më pranë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë”, njofton Rama.
Loading...