Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë deklaratës që bëri kundër BE lidhur me përjashtimin e Ballkanit nga skema e vaksinimit.
Rama ka theksuar se BE ka bërë një gabim duke mos i dhuruar një pjesë të vaksinave Ballkanit Perëndimor, të paktën për personelin mjekësor që janë në vijën e parë të zjarrit kundër Covid-19.
Sipas Ramës, ai nuk ka shkuar më larg me deklaratat e tij se OBSH ku këto të fundit kanë deklaruar se jemi në prag të një katastrofe morale për njerëzimin me përjashtimet e vaksinimeve.
Rama: “Nuk kam bërë asnjë sherr me BE dhe nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Merruni me OBSH që jo më larg se jo. Shembulli im është si OBSH. Ka thënë se jemi në prag të një katastrofe morale për njerëzimin. Unë nuk kam kaq largpamësi sa të shprehem me kështu termash global. Por nëse ju e shikoni të paarsyeshme si zëri juaj dhe të ngre zërin për ju atëherë më vjen keq për ju. Shumica e shqiptarëve mendon si unë në këtë rast. fakti që ne jemi të vegjël dhe nuk jemi në BE dhe nuk jemi të pasur nuk na bën të mbyllim gojën përballë një fakti të tillë. Nuk jam Kryeministër i një vendi të BE por jam evropian të paktën. Nuk e ndryshon dot askush dhe as vetë pozicioni qenë kam. Opozita ka reaguar dhe ka treguar karakter të dobët. I atyre që kur kanë pasur pushtetin janë përulur me servilizëm kujtdo që ka folur gjuhë të huaj. Nuk është mungesë respekti, por respektin për dashurinë për Francën unë konkurroj me francezë dhe me ambasadoren po deshët. Por jemi në një situatë të qartë dhe ka pasur një humbje në rrugën e përkthimit. Se unë kam sjellë shembull dhe jo të ilustroi vendimin e Këshillit Evropian se është gabuar. Ata na thonë ne kur gabojmë por edhe ne kur ata gabojnë në raport me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin dhe njerëzit. Dhe për të garantuar mbrojtjen e njerëzve të këtij vendi nuk e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë por për ta përdorur. Keni frikë se mërzitet BE? Por edhe po të mërzitet kjo është e vërtetë se na lanë jashtë. Gjyshi dhe gjyshja jote u lanë jashtë.”
“Nuk e harroj kurrë dhe skam për ta harruar gjithë jetën ndihmën që dha BE për rindërtimin. Kjo po bëhet me fonde të BE. Skam si ta harrojë, por unë i di ato që na kanë dhënë. Por ku lidhen këto të dyja. A duhet të themi bravo që na latë jashtë apo të mos flasim fare. Ne jemi miq të pandarë me BE dhe partner kam respekt absolut për gjithçka të BE , por kjo nuk do thotë mos hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi. Se mërzitet ambasada? Unë kam thënë një fakt. As më ka shkuar në mendje. Cju kushtonte për një shumë vaksinash për mjekët e rajonit? Pse duhet të bëjmë operacione sekrete kur mund të jepeshin Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, Serbisë. Nuk janë shumë. Të jepeshin pjesë, pjesë. Mos të rrinin gjyshërit tanë të shihnin në tv ato që vaksinohen kundër vdekjes vetëm që flasin gjuhë tjetër të BE. Turp i madh për ata që dalin që mbrojnë BE nga unë.”