Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi dërguar qytetarëve shqiptarë, në lidhje me Covid-19, deklaroi se duhen respektuar masat ndaj koronavirusit.
Rama tha se shqiptarët duhet që të respektojnë masat, që të mos kthehet sërish izolimi.
Ai shtoi se ekonomia bie e ngrihet, ndërsa jeta e njeriut nuk kthehet më.
Edi Rama: Jam i shqetësuar nga situata për koronavirusin. Nuk dua që të kthej sërish situatën që ishim, me mbyllje. E di se ka vuajtje për bizneset dhe njerëzit.
Nuk kam ndryshuar mendim. Ekonomia ngrihet dhe bie, njeriu vdes e nuk ngjallet më. Më vjen keq për ata qytetarë që nuk mbajnë distancat sociale të duhura.
Nuk dua as ta mendoj, e nuk dua ta përmend fjalën karantinë, por nëse nuk ndryshojmë sjellje dhe rriten numrat e personave me koronavirus e rritet numri i njerëzve të intubuar, më vjen keq, por do duhej rikthim.
Prandaj ju lutem, bëni gjënë e duhur, e keni vetë në dorë. Secili e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur, të shkojë përpara, të shërohemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon.