Rama: Asnjë pakicë e vogël apo e madhe nuk mund të marrin peng shumicën

I pyetur në “Pressing’ në televizionin T7 se kur do nisë puna për ndërtimin e teatrit të ri, kryeministri Rama u shpreh se flitet për vjeshtën.

Ndërsa për sa i përket nisjes së shfaqeve në teatrin e ri, Rama nuk e kishte një përgjigje të saktë.

“Në historinë e Shqipërisë, debati për teatrin është më i gjati. Nuk e kuptoj sesi një grup njerëzish që kanë të drejtën e tyre të jenë kundër, nuk kanë të drejtë të marrin peng fizikisht një institucion.

Asnjë pakicë e vogël apo e madhe nuk mund të marrin peng shumicën.

Dje kaluam nga skema e financimit me partneritet publik privat, tek ajo që do e financojmë vet.

Tashmë bashkia duhet të bëjë ndërlidhjen me studion e arkitektit, më pas duhet të futen në garë për kompaninë ndërtuese.

Mendoj se deri në vjeshtë do kemi nisur nga puna për ndërtimin e teatrit të ri.

Ndërsa për premierën nuk mund ta them dot me siguri, mund të dojë 24 muaj”, tha Rama./Express

Loading...