Rama: Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua me dëshirën e saj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Kryeministri thekson se, Avokatja e Shtetit nuk u shkarkua, por u largua me dëshirën e saj.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shprehet Kryeministri Rama./atsh

Loading...