Rama- Balluku inspektojnë Bypassin e Fierit: Nga sot në dispozicion të publikut

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar Bypassin e Fierit i cili sot ka përfunduar dhe është në dispozicion të automjeteve.

Balluku tha se këtë javë fillon dhe asfaltimi i Bypassit të Vlorës që e lidh me atë të Fierit ndërkohë hapet dhe gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë.

Nga ana tjetër, brenda qershorit hapet gara dhe për ndërtimin e aksit 120 km të Milot- Thumanë, Rrogozhinë- Fier që e lidh me Bypassin e Fierit.

STATUSI NGA EDI RAMA

Fier – Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit👍

Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë😊

🟢 Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike🇦🇱🇪🇺

Loading...