Rama “Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve”

Kryeministri Edi Rama reagoi në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku disa turistë spanjollë u dhunuan nga pronari i një lokali në jug të vendit.

Në “Facebook”, shefi i qeverisë e cilëson si “barbar” personin që qëlloi mbi turistët, ndërsa thotë se ai shkeli mbi kodin më të shenjtë të shqiptarit siç është mikpritja.

Postimi i Ramës:
Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri.Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë

Loading...