Rama: Basha nuk është lider i PD-së, Berisha e nxjerr me një mesazh nga selia

Kryeministri Edi Rama, është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas tij nuk është lideri real i kësaj force politike, por kontrollohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Open” Rama tha se lideri real i PD-së, sipas tij është ish-kryeministri Sali Berisha dhe se me një mesazh ky i fundit mund ta nxjerrë Lulzim Bashën nga selia.
“Lideri real i PD-së me një postim në “Facebook” mund ta nxjerrë Lulzim Bashën nga selia. Nëse ai bën një postim të largohet Lulzim Basha, Basha del nga partia e “Shqupit” të nesërmen”, tha Rama.

Loading...