Pasi i bëri ofertën opozitës për t’u ulur dhe për të miratuar reformën zgjedhore sipas kërkesave të tyre, Rama nuk ka kursyer dhe sul.met ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilin fillimisht e ka quajtur si “Arusha Lul” që kërkon karamelet e radhës.
Për Ramën, Basha nuk i fton zgjedhjet edhe nëse PS nuk futet fare në zgjedhje.
“Keni nisur avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër me këtë qeveri, po punë e madhe fort. E bëtë 2 vjet ë parë, si sot atje, e falë nesh nuk dolët fishek nga zgjedhjet siç e meritonit se morët gjysmën e qeverisë me kushtin që të pranonit rezultatin e të mos e shani vendin në gjuhë të huaj, i humbët zgjedhjet, me qeverinë tuaj i humbët zgjedhjet dhe prapë e hëngrën llafin si e keni zakon e ju kthyet kontestimit të rezultatit.
Tani ka ardhur koha ta mësoni njëherë e mirë, pushteti nuk është qoftë te daja, ky vend nuk është plaçkë për ju, sistemi demokratik nuk është cirk për Arushën Lul që bërtet për karamelen e radhës, as dyqan për shoqen Mona që ulërin për trastat e radhës, askush nuk futet me zor në zgjedhje, por askujt në këtë sistem nuk u ndalohet.
Vallja me maska e Lulit, të mbarojë njëherë e mirë, Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fton zgjedhjet, as në partinë e tij mos të i vjedhë, lërë më në mexhelisn e madh të sistemit që kemi zgjedhur, unë kam dyshim po nuk e provoj sikur Luli të futet vetëm prapë nuk i fiton se njerëzit nuk e pranojë jo më ta votojnë një njeriu që e ka humbjen të shkruar në ballë, lider pa hallate që djeg mandatin e përfaqësimit të popullit për t’u fshehur pas turmës, ju ikni digjni parlamentin për mua”, ka thënë Kryeministri.
Mesazhi për Metën
Ndërkohë më tej, Rama i ka dhënë dhe një mesazh, Ilir Metës duke thënë se ai nuk duhet të frikësohet për sulmet e juntave ushtarake ndaj pallatit Presidencial.
“LSI nuk përfaqëson më as Metën, sa i duket se një juntë do sulmojë pallatin Presidencial. Zoti President, rri i qetë jemi e do të mbetemi vend i NATO, nëse s’më beson mua ti beson Pandin, sa të kemi Pandin ky vend nuk del nga NATO e në fund të ditës fundi politik i Lulit dhe Monikës nuk duhet të jetë problemi im dhe yni, dhe mos i shko më në mend ato gjëra se na hutove”, ka thënë Rama.