Rama – Bashës: “Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish”

Pak mëparë, kreu i opozitës Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli rreth vendimit të Këshillit Europian për të tërhequr vëzhguesit e zgjedhjeve për 30 qershorin.

Më tej Basha shtoi se zgjedhjet e 30 Qershorit janë një tentativë e Ramës për grusht shteti.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili komentoi mospjesëmarrjen e vëzhguesve të KiE në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme?Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?”- shkruan Rama, i cili në reagimin e tij, i kthen përgjigje kryedemokratit Basha, sipas të cilit, vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës është një vendim qartësisht politik, ndërsa vetë kreu i qeverisë duket se nuk ka dashur të komentojë këtë vendim të KiE.

Edi Rama
Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish😻Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme?🙀Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh😼Apo rrena tjetër gati?😹

Loading...