Rama – Bashës: “Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash”

Kryeministri, Edi Rama pas deklaratave te kryetarit te PD Lulzim Basha reagoi lidhur me avokatin gjerman që Rama ka pajtuar për padinë ndaj gazetarit Peter Tiede.

Rama i ka kujtuar Bashës se ai është i pandehur për lobimin rus.

Rama: Artist, ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Rama i adresohet Bashës se nuk e kuptoi asnjëherë se politika është shah. Gjyqi ndaj Tiede do të bëhet në Gjermani, vijon Rama, dhe faturat do të publikohen në Shqipëri.

Rama: Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht.

Loading...