Kryeministri Edi Rama i pranishëm si u ndal edhe te akuzat e opozitës për blerje dhe vjedhje votash.
Ai si në çdo dalje publike edhe sot nuk kurseu ironinë ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Fare mirë para dy vjetësh mund t’i kishin thënë vazhdoni. Të gjithë e kuptuan se ata kërkonin një arsye për të justifikuar humbjen. Mirëpo ne menduam sidoqoftë nuk ishte normale dhe nuk ishte më e mira për Shqipërinë. Kur kanë qenë ata në pushtet, nxirrnin kriminelët më të rrezikshmë me leje lindje. Dilnin me ata për krahu dhe kur bënin votimet për burgje 99.99 për PD.
Por mirë në 2007 kur kemi pas zgjedhje dhe fituam treçerekun e Bashkive e dinit shumë mirë se ç’taksirati e kishim me fitu zgjedhjet nga ata. Ç’kemi heq me nxjerr votat nga kutia. Në 2007 fituam, në 2013 fituam por nuk fituam me Lulin me Saliun. Ka ndonjë demokrat që të thotë se Luli është më i fortë se Saliu.
E dimë të gjithë se Monikës së shkretë ia vjedhim votat. Vjen edhe nga shtresa më e varfër. Filxhanin e shef masi nuk i përgjigjet zoti. I thotë një Z e madhe është e zënë tani mos i fol tani. Kanë dhe ata kadrinjtë natën darkë. Nëpër kulltuqe me mjekra. Shumë keq puna thotë kadriu, mirëpo çdo natë janë bërë ato emisionet si 100 vitrinat. Përsëritett serial “babalja”, Babalja. O zot. Shëndeti ka rëndësi. Kanë dhjamë plot.”-u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Kukësit tha se ata duhet të votojnë PS në zgjedhje lokale dhe bashkinë t’ia japin Partisë Socialiste. Rama u shpreh se ka ardhur koha që bashkinë e Kukësit ta marrë PS.
“Unë besoj se ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne. Kjo për shkak se ne kemi menduar një sërë projektesh për të transformuar Kukësin. Ne kemi bërë investime në spitalin e Kukësit dhe sot nënat e reja kuksiane lindin këtu, pa pasur nevojë që të ikin në Prizren. Do të financojmë turizmin”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se në Kukës do të ndërtohet stadiumi i ri. Ai tha se stadiumi do t’i japë zhvillim zonës së Kukësit, biznesit dhe ekonomisë, siç ka ndodhur në Elbasan dhe në Shkodër.
Rama foli edhe për projektin e bujtinave dhe agro-turizmit. Ai tha se kuksianët që jetojnë disi larg qytetit të Kukësit, mund të kenë mundësinë që të fitojnë, duke kthyer shtëpitë e tyre në bujtina.
Edi Rama theksoi se një hov të ri po i jepet edhe agro-turizmit, ku një ndihmë të veçantë po jep edhe BE.