Rama bën reagimin e parë pas arrestimit të Dakos

Kryeministri Edi Rama ka bërë nga Berati reagimin e parë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Ndërsa po falenderonte qytetarët për besimin e dhënë në 14 maj, rama kakomentuar edhe arrestimin e Dakos.

Sipas tij për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.

“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit.

Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet.

Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim” tha Rama.

Loading...