Rama: Brenda majit hapim kufijtë e Shqipërisë, do nisë sezoni turistik

Brenda muajt maj kufijtë e Shqipërisë do të hapen.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ne seancen e sotme plenare.

Ai pohoi se vendi do të përgatitet për sezonin e ri turistik, ndërkohë që nuk përjashtoi edhe një rikthim të valës së dytë të pandemisë së COVID-19.

“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jetë të hapur. Ne do të përgatitemi për sezonin turistik.

Jo duke i kërkuar që atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar, duke iu kthyer shpinë të madhit Shekspir. Ndërkohë që i kanë sytë të ngulur tek teatri.

Nëse do vijë një valë tjetër, do të jetë më e rëndë sesa ajo që kaluam. Edhe për ne, sikur të përsërisim gjerat, duhet ta përballojmë me seriozitet që e përballuam.”, pohoi ai.

Loading...