Rama: Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, ja fatk eqësia më e madhe e vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do të vijohet me moshat mbi 80 vjeç.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se 140 shtete, mes tyre edhe disa në rajon, nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine. Sipas Ramës, është fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut.

REAGIMI I RAMES
🧪140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre😊

Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve❤️

Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut😷

Loading...