Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish ne lidhje me prokuroret e gjyqtaret qe i cileson KCK.
Ai ka thene se brenda nentorit do te filloje furtuna mbi folete e krimit.
“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava😁
Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK👊 Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkruan Rama.