Rama citon Kastriot Çaushin: Dua me patjetër një ndërtesë të re

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka cituar aktorin e njohur, Kastriot Çaushin lidhur me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një gosinë të re.

“Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim”, citon Rama të ketë thënë Çaushi.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar

KASTRIOT ÇAUSHI:

Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet.

Loading...