Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dokumentarin televizionit italian Rai3, i cili tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera, por jo vetëm.
Për Edi Ramën, emisioni ‘Narcotica’ nuk është gazetari dhe s’ka asnjë lidhje me gazetarinë.
‘S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.
Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat.
Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruan Rama në Tëitter.
Loading...