Rama , çon për ‘skrap’ makinat e PD dhe LSI në Vlorë

Një detaj që nuk u vu re në fushatën e mbylljes në qytetin e Vlorës të kryeministrit Edi Rama ishin dy makinat për skrap të cilat mbanin logon e LSI-së dhe PD-së.

Nuk është hera e parë që kryeministri sulmon kundërshtarët e tij në betejën e 25 prillit. Rama është ndalur shpehherë tek mënyra që ka zgjedhur kryedemokrati, Lulzim Basha të bëjë fushatë, ndërsa e ka cilësuar si “dhëndërr”, për mënyrën sesi dhjetëra makina luksoze me flamurin dhe logon e PD e përcjellin kudo.
Kryeministri “u provokua”, mbrëmjen e djeshme në Surrel, fshatin ku ai jeton nga autokolona makinash të LSI të cilat duke festuar përmbylljen e fushatës dhe fitoren sipas tyre, kaluan edhe në vilën e kryeministrit Rama. Rama u shpreh se në banesë në momentin kjo gjë ndodhi ishte edhe Zaho, djali i tij 6-vjeçar ndërsa tha se nuk si t’ja shpjegojë “thirrjet për të atin”.

Makinat për skrap janë “hakmarrja” e Ramës dhe një mesazh i qartë për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Ai më herët është shprehur me ironi se numri i PD dhe LSI në fletat e votimit përfaqëson numrin e djallit. “6 bëhet 9 dhe 9 bëhet 6”, është shprehur Rama teksa u ka kërkuar shqiptarëve të votojnë numrin 12, pra Partinë Socialiste./LajmiFundit

Loading...