Rama deputet në Vlorë apo në Durrës? Cilat janë dy gratë që e presin me padurim këtë vendim

Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit e nxorën atë dhe partinë e tij fitues me 74 mandate, por kryeministri Edi Rama nuk e ka vendosur ende se ku do të jetë deputet në katër vitet e ardhshme. Kreu i qeverisë ishte vendosur në listë “në vijën e zjarrit” në Vlorë dhe Durrës, ku objektivi i mandateve për PS ishte 8.

Në të dyja qarqet PS arriti të sigurojë objektivin, ndërsa kryeministri Edi Rama pas këtij rezultati është fitues në të dyja qytetet. Ai nuk e ka vendosur ende se ku do të qëndrojë për të përfaqësuar elektoratin në Kuvend, ndërkohë që sa i përket rezultatit, durrsakët i kanë dhënë më shumë vota.
Në Durrës Rama ka arritur të sigurojë 15871vota, përkundër 11412 votave që ka grumbulluar në Vlorë. Nëse ai vendos të qëndrojë si deputet në Durrës, Rama fut në listën e deputetëve, kandidaten e 9 në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila ka arritur të sigurojë 1738 vota.

Loading...