Rama dhe Meta takohen të buzëqeshur me bërryla

Presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme për herë të parë që pas shkëmbimit të replikave të forta në lidhje me Reformën në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese dhe tubimit të mbajtur nga kreu i shtetit ne Bulevardin e Tiranës pak muaj më parë.

Meta dhe Rama ditën e sotme kanë qenë të ftuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit.
Para pjesëmarrjes në konferencën ku ndodhej edhe ambasadori i BE, Meta dhe Rama janë takuar mes tyre dhe janë përshëndetur me bërryla, sipas rregullave Anti-COVID.

Loading...