Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Alibeaj akuzon Ramën dhe Veliajn për 7 vepra penale.
Alibeaj kallëzon Ramën dhe Veliajn për veprat penale “korrupsioni aktivë i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimi i detyrë”, “Shkelja e barazisë në pjesëmarrja në tendera ose ankande publike”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim në “kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Kallezimi2
Në lidhje me padinë, foli deputetja e PD-së Oriola Pampuri. Ajo tha se të gjitha akuzat janë në dokumentin e dorëzuar në SPAK.
“Të gjitha akuzat janë në dokumentin që kjemi paraqitur në SPAK. Të gjitha provat janë tashmë në kallëzim. Gjithçka e re do ju bëhet e ditur, kur SPAK të marrë nën hetim çështjen”, tha Pampuri.
Në padi gjithashtu thuhet se duhet të mbajë përgjegjësi penale, çdo person që nuk është identifikuar me emër nga ish- zv kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij, por në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me skandalin e inceneratorëve, ish zv kryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim, në një intervistë televizive, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke theksuar se kanë gisht në aferën korruptive.