Rama do mbledhë ministrat dhe Kryesinë – Ja ku do të bëhet takimi

Teksa në Tiranë u vendos që festimet për ditën e Verës të shtyhen për në datë 17 mars për shkak të motit të keq, Rama duket se nuk ka ndërmend të t’i ndahet Elbasanit.

Nesër në darkë pritet që ai të mbledhë në një darkë në Elbasan ministrat, deputetët dhe kryesinë e Partisë Socialiste.
Kjo darkë pune vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe në vigjilje të Ditës së Verës.

Darka do të mbahet nesër në orën 18:30 në Elbasan.

Ndërkohë kujtojmë që nesër paradite mazhoranca do të mblidhet në seancë plenare, pasi dita e enjte është pushim zyrtar për shkak të Ditës së Verës.

Loading...