Rama: Do të falen të gjitha taksat për këtë vit për biznesin e vogël, çfarë iku, iku…

Kryeministri Edi Rana tha se të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti.

E kemi thënë.

Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm.

Gjithashtu Kryeministri tha se bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër.

Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht.

Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët.

Loading...