Rama: Do vaksinojmë 11 mijë mjekët dhe infermierët e Kosovës, nëse ajo si siguron dot vaksinat

Kryeministri Edi Rama pasi ka inspektuar procesin e vaksinimit në Kukës ku për dy ditë do të vaksinohen 500 bluza të bardha, tha se Shqipëria do të garantojë vaksinimin e 11 mijë mjekëve dhe infermierëve në Kosovë, ndërsa ajo nuk do të mund të sigurojë dot vaksinat e nevojshme.

“Prej disa kohësh i kemi bërë me dije ministrisë Kosovës që jemi të gatshëm të kontribuojmë. Kontrata me kompanitë e vaksina janë shumë strikte dhe nuk lejon ritransportimin e vaksinave. Pra nënkupton marrjen e një sasie të caktuar nga një vend, nuk mund të përdoren nga një vend tjetër. Kjo është arsye edhe pse kur morëm atë sasi të parë nga një vend mik nuk nxorëm emrin për të mos futu në sherr vendin mik me kompaninë. Ama unë i kam thënë hajde në Kukës dhe është një vend i përbashkët, pasi përtej faktit që jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët. Jam i lumtur që kemi carë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës, ne jemi të gatshëm të vijnë, mjekët dhe infermierët e Kosovës ne nuk do i lëmë vetëm. Ishalla se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse ende nuk kanë mundur të marrin vaksinat”, tha Rama

Loading...