Moment trishtimi. Kështu e cilëson kryeministri shqiptar Edi Rama ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Maradona. Për Ramën, Diego ishte Moxarti i futbollit.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…
U prehtë në paqe” shkruan Rama. Legjenda e futbollit botëror u nda nga jeta pasditen e sotme pas një ataku kardiak.
Gjiganti Maradona pësoi arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta shpëtuar, nuk ia doli mbanë. Legjenda argjentinase mbylli sytë sot në moshën 60-vjeçare.
Loading...