Mësohet se gjatë mbledhjes Rama ka dhënë urdhër se konstituimi i Këshillave Bashkiakë të bëhet brenda 15 gushtit.
Burime nga takimi shpjegojnë se Edi Rama ka kërkuar largime masive nga puna nëpër zyrat e bashkive.
Këtë ai ka ndërmend ta bëjë nëpërmjet modelit të vlerësimit për çdo punonjës bashkiak. ‘Drejtorët të cilët nuk kapin ritmin do të largohen nga PS. Kryebashkiakët të kenë gati planet deri në fund të gushtit’, ka thënë Rama.
Sipas Ramës administrata në terren ka probleme dhe në muajt shtator, tetor do të bëhet vlerësimi. Rama ka prezantuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si drejtuesin e ri të Rilindjes për qarkun e Lezhës.
Loading...