Rama: “Dyshohet për grabitje të fondeve të tërmetit! Kontroll për çdo qindarkë”

Kryeministri Edi Rama tha se do të bëhet një vlerësim për çdo qindarkë të dhuruar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ai tha se pas rastit të arrestimit të një personi i cili nën emrin e tij abuzonte me ndihmat për tërmetin ka dyshime për një tjetër grabitje. Ai tha se fondet do të monitorohen të gjithë fondet e dhuruara

Dyshohet për një tjetër grabitje. Komiteti do bëjë transparencë të plotë për fondet. Fondet do të monitorohen. Ne nuk jemi këtu pazar ku secili hap tezgën e vet. Këtu janë grupe të pavarur nga njëri tjetri por secili duhet t’i mbahet standardeve.

Do shohim a duhet ndërtuar vërtetë një pallat në Thumanë apo familjet të spostohen diku tjetër. Atyre që ofrojnë i them Faleminderit shumë, na jepni lekët në fondin e adresës unike. Nuk duam tulla me klering. Këtu vendimi bën që donacionet për fatkeqësi të jenë të zbritshme në masën 8%. Ne e kemi një përqindje për donacionet por e rrisim pak. Çdo mjet dhe paisje që do përdoret për rindërtim përjashtohet nga tatimet, në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Rama.

Loading...