Rama/ E hapim sezonin e ardhshëm turistik me…

Më në fund, pas shumë kohësh, duket se po merr zgjidhje projekti për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës. BERZH ka miratuar kredinë, ndërsa kreu i qeverisë premton se projekti do të jetë finalizuar deri në sezonin e ardhshëm turistik.
Postimi i Rames

dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë 👍 Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik😎

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

Loading...