Rama e Meta nderojnë të rënët/ Presidenti e kryeministri ‘bashkë’ në ceremoninë e Çlirimit

Kurora me lule u vendosën nga drejtuesit e lartë të vendit në Varrezat e Dëshmorëve në vjetorin e 76 të Çlirimit të Shqipërisë.

Nderime për të rënët bënë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit nënvizoi se Dita e Çlirimit duhet të shërbejë edhe si reflektim për të bashkuar shqiptarët drejt qëllimit final, integrimit në Europe.
Për shkak të pandemisë festimet për Ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit u kufizuan vetëm në vendosjen e kurorave të luleve.

Si zakonisht festat kombëtare bëjnë bashkë kreun e shtetit dhe kryeministrin. Përveç të qenit fizikisht në të njëjtin vend, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk pati asnjë përshëndetje.

Loading...